12:23 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / Gj. Sh

Punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” drejt përfundimit

Stadiumi ”Fadil Vokrri” në Prishtinë po shkon drejt përfundimet të punimeve.

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se fusha hibrid e vendosur në këtë stadium është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë.

“Jemi siguruar që të punohet me intensitet e profesionalizëm të lartë. Fusha hibrid e vendosur është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë.

Mirëmbajtja do të bëhet me pajisje të veçanta dhe inovative të cilat janë të dedikuara për fushat hibrid”, ka thënë Çeku.

Stadiumi pritet të jetë i gatshëm gjatë maujit korrik dhe do të ketë standarde ndërkombëtare dhe kushte profesionale./Indeksonline/