75 Mall Live Search
14:58 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Punimet për rregullimin e gypit të pëlcitur në Prishtinë përfundojnë brenda pak orësh

Pëlcitja e një gypi AC me diametër 300 milimetra në rrugën “Luan Haradinaj” dhe “Kosta Novakovic” në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Prishtinë ka lënë pa ujë banorët e disa lagjeve në kryeqytet, përcjellë Indeksonline.

Për rregullimin e tij, në teren tash e disa orë janë ekipet përgjegjëse.

Përfundimi i punimeve për rregullimin e gypit pritet të përfundojë brenda pak orësh.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Ujësjellësit, Arjeta Mjeku.

“Ekipet janë ende duke punuar dhe pritet që brenda dy orë e gjysmë të përfundojnë punimet”, ka thënë ajo.

Gjatë ditës Mjeku ka bërë të ditur se ndërprerja e ujit do të zgjasë krahas sanimit të defektit. /Indeksonline/