14:28 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / B O

Punimet te Stacioni i Autobusëve po vazhdojnë, Zogaj del në terren

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se po punohet për lidhjen e lagjes Kalabria me lagjen Dardania.

Nga një njoftim në Facebook, Zogaj shihet duke i përcjellur punimet tek Stacioni i Autobusëve ku po punohet për qasje më të lehtë në komunikacion.

Statusi i plotë:

Një kërkesë e kahmotshme e banorëve të Lagjes Kalabria po realizohet. Po lidhim lagjen Kalabria me Dardaninë. Kjo rrugë do të lirojë komunikacionin në disa pjesë të qytetit.
Bashkë me ekipin e drejtorëve vizituam punimet e rrugës tek ‘Stacioni i Autobusëve’.
Do të vazhdojmë me fokusin për qasje më të lehtë në komunikacion.