75 Mall Live Search
15:00 / E Premte, 09 Maj 2025 / A. M.

Punoi me Pamela Anderson, ndahet nga jeta aktori i serialit Baywatch

Aktori i njohur i serialit “Baywatch”, Paul Nichols i cili punoi së bashku me Pamela Anderson, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare.

Lajmi i hidhur vjen vetëm 12 ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij  Linda Pinkvilla.

Nichols ishte një figurë e dashur për publikun, i njohur për rolin e tij si roje plazhi në serialin e famshëm të viteve ’90. Ai bashkëpunoi me yje të tjerë si Pamela Anderson dhe David Hasselhoff, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e televizionit.

Vdekja e tij është një humbje e madhe për komunitetin artistik dhe për të gjithë fansat që e kujtojnë me nostalgji kohën e artë të “Baywatch”.