09:20 / E Martë, 16 Prill 2019

Punojnë, por janë të varfër

Puna nuk mbron nga varfëria, madje as në Zvicër. Për një numër të madh njerëzish, të ardhurat nuk janë të mjaftueshme për të siguruar jetesën e tyre, pavarësisht punësimit të plotë.

Zyra Federale e Statistikave (BfS) i quan këta persona “të varfër të punës”, sepse edhe punojnë, por kanë standard të ulët jetese, përcjell albinfo.ch.

Në Zvicër, janë 140,000 burra dhe gra që janë të varfër, pavarësisht nga puna e tyre.

Për këtë arsye, 49.000 fëmijë jetojnë në familjet e varfra dhe janë të prekur nga kjo situatë e varfërisë.

Në total, 615,000 njerëz të popullsisë zvicerane jetojnë nën vijën e varfërisë. /Indeksonline/