75 Mall Live Search
15:45 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Punonin tema diplome me para, arrestohen dy persona

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Prishtinë, në fillim të këtij viti, kanë filluar hetimet pasi në rrjetin social (Facebook) dhe në faqen e blerjeve online ‘merr-jep’, kanë hasur njoftime të tilla si: ‘punojmë tema diplome…’, duke vendosur edhe çmimin  e këtij shërbimi (zakonisht 300 euro).

Policia për këtë dukuri ka njoftuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe ka kërkuar lejimin e masave të fshehta të hetimit, në rastin konkret ‘blerje e stimuluar’. Në mesin e janarit ka filluar përdorimi i këtyre masave dhe ka përfunduar sot, më 7.3.2019, me momentin e dhënies së parave ‘hartuesve/përpiluesve të temave të  diplomave’.

 Në flagrancë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’, policia ka arrestuar dy të dyshuarit:

 A. S.                viti i lindjes 1989                    f/k/sh 

F. E.                 viti i lindjes 1979                    m/k/sh 

Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, dy të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit kompetent, dërgohen në mbajtje për 48 orë. /Indeksonline/