21:47 / E Diele, 28 Qershor 2020 / indeksADMonline

Punonjësit shëndetësorë tek Dheu i Bardhë, në pritje të bashkëatdhetarëve

Pavarësisht pandemisë COVID-19, bashkëatdhetarët kanë nisur të vijnë në Kosovë.

Një fluks i madh veturash është parë edhe tek pikat kufitare, veçmas ajo në Merdare e tek Dheu i Bardhë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa janë punonjësit shëndetësor ata që po qëndrojnë në këto pika, për të kontrolluar gjendjen shëndetësore, me theks të veçantë temperaturën pë rata që hyjnë në Kosove.

Imazhe nga puna e palodhur vijnë nga Dheu i Bardhë, nga ekipet QKMF-së së Vitisë, të cilët janë në pritje të mërgimtarëve në kufi të palodhur e të përkushtuar.

Kujtojmë që nga sot hyri në fuqi edhe vendimi për hapjen e kufijve ajror./Indeksonline