75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / OSH

Punonjësve shëndetësorë u vazhdohet paga shtesë prej 10% deri në qershor

Pika e nëntë në mbledhjen e Qeverisë i takoi propozim vendimit për pagesën shtesë të 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësor të sektorit publik, profesionistët shëndetësor dhe stafit mbështetës për periudhën janar-qershor 2022, shkruan IndeksOnline.

Ministri Hekuran Murati tha se ky vendim bën vazhdimin e shtesës që është miratuar vitin e kaluar.

Ky propozim u miratua me pëlqimin e të gjithë të pranishmëve./IndeksOnline/