75 Mall Live Search
17:18 / E Premte, 07 Maj 2021 / OSH

Punonte në fermën e kanabisit për të shlyer borxhet, arrestohet 26 vjeçari shqiptar në Britani

Një emigrant i paligjshëm me origjinë shqiptare që punoi në një fermë kanabisi duke u përpjekur të shlyente borxhin ndaj personave që e sollën kontrabandë  në Angli është burgosur.

Shqiptari Elson Balla shkoi në Mbretërinë e Bashkuar dhjetorin e kaluar dhe pas një njoftimi nga banorët vendas ai u arrestua duke punuar brenda një ferme kanabisi në Stockton.

Gjatë një kontrolli nga Policia e Cleveland në pronë u gjetën  pothuajse 100 bimë kanabisi.

Nigel Soppitt, i cili po ndjek penalisht rastin, tha se vlera e kanabisit nëse do të shitej në rrugë do të kapte vlerën 78,000 £.

Gjykata dëgjoi se si njerëzit kishin ngritur shqetësime në lidhje me erën e fortë dhe zhurmën e vazhdueshme që dilte nga prona.