75 Mall Live Search
09:11 / E Mërkurë, 03 Korrik 2024 / MSH

Punonte tokën, një gjakovar gjen 2 mjete të pashpërthyera

Mesditën e djeshme në Gjakovë janë gjetur dy mjete të pashpërthyera.

Një person, derisa ishte duke punuar tokën në Babaj të Bokës, ka hasur në mjete të dyshimta, me ç’rast ka njoftuar policinë, shkruan Indeksonline.

Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, duke e siguruar vendin e dyshimtë me shirit policor.

Në rast është angazhuar edhe Njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili në mënyrë të sigurt ka deminuar mjetet e dyshimta./Indeksonline/