Pusetat e hapura në Tërpezë të Vitisë po rrezikojnë jetën e banorëve
Banorët nëpër fshatrat e Kosovës jo rrallë herë kanë ankesa për rrugët nëpër vendet ku ata banojnë.
E njejtë po ndodh edhe në fshatin Tërpezë të Komunës së Vitisë, ku ka kohë qe dy puseta në një trotuar janë të hapura, banorët ankohen që po u rrezikohet jeta.
Sipas tyre prej që ka përfunduar rregullimi i trotuarit, ato puseta vazhdojnë të jenë të hapura, e për këtë gjë Komuna nuk ka ndërmarrë asgjë.
Indeksonline ju sjellë disa pamje ku mund të shihni se si banorët u rrezikohet jeta nga këto puseta./Indeksonline/


