75 Mall Live Search
16:57 / E Premte, 31 Tetor 2025 / Gj Sh

”Pushim i merituar”, futbollistët e Prishtinës 01 shijojnë detin kroat pas suksesit të mbrëmshëm

Futbollistët e skjuadrës së futsallit të Prishtinës 01, kanë gjetur kohë për pak relaks, pas suksesit të mbrëmshëm në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës, mbrëm fitoi ndeshjen ndaj skuadrës kroate Novo Vrijemes, duke siguruar kualifikimin në ”Elite Round”, shkruan IndeksOnline.

Ata sot kanë shijuar rrezet e diellit në detin kroat, në qytetin e Splitit.

Prishtina 01 do të luaj edhe një ndeshje tjetër para fazës së ”Elite Round”, ku do të përballen me skuadrën nga Kazakistani, Kairat./IndeksOnline/