Pushim për Kolollin e Kryeziun, anulohet ndeshja St. Gallen – Zurich
Ndeshja e javës së 19-të në Superligën e Zvicrës në mes të St Gallenit dhe Zurichut që ishte parashikuar të zhvillohej sot nga ora 16:00, është anuluar për shkak të kushteve atmosferike.
Ky është njoftimi i fundit nga Federata e Futbollit Zviceran, e cila mbetet të caktoj një datë tjetër për zhvillimin e ndeshjes.
Sipas mediumeve në Zvicër, 3 futbollistët shqiptar, Mirlind e Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli kanë pasur të startonin nga minuta e parë.
Zurich aktualisht është në vendin e 4-të përkatësisht në zonën që dërgon në Ligën e Evropës. /Indeksonline/