21:02 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

“Pushim se ka pjell lopa” – hakohet faqja e shkollës fillore në Prishtinë

Facebook-un e përdorin si mjet informimi si nxënësit e mësimdhënësit për çdo gjë të re në shkollë.

Edhe pse deri me tani, shkollës “Qamil Batalli” në Prishtinë, kjo formë i ka funksionuar, të enjten, i dolën disa probleme. Kjo pasi në faqen e saj u publikua diçka jo e zakontë.

Në një postim, nxënësit dhe personeli i shkollës, njoftoheshin se për 3 ditë në këtë institucion nuk do të mbahet mësim.

Ky doli të jetë një lajmërim i rremë nga disa persona të panjohur të cilët kanë hakuar faqen e shkollës në këtë rrjet social.

Por, efekti i kësaj gënjeshtre, fatmirësisht nuk e arriti qëllimin, pasi njoftimi, pos gabimeve të shumta gjuhësore, u postua rreth mesnatës dhe as nxënësit e as profesorët nuk e lexuan atë.