14:34 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Pushime On Top” vjen me ndryshime këtë sezon: Shtohet një tjetër moderator!

Emisioni veror “Pushime On Top” vjen këtë verë në sezonin e tij të rradhës nën drejtimin e Ori Nebiaj dhe Flori Gjini e nën autorësinë e Olsa Muhametit.

I gjithë stafi do të udhëtojë nëpër bregdetin shqiptare dhe destinacione të tjera turistike për të na dhënë një këndvështrim tjetër të pikave tona turistike.

Vitin e kaluar, risi qe dyshja e njohur Ori dhe Flori, por duket se Top Channel, një prej institucioneve më të rëndësishëm mediatike në vend, ka vendosur të sjellë një tjetër risi.

Indeksonline ka mësuar se bëhet fjalë për një tjetër moderator, i cili do t’i shtohet skuadrës së Pushime On Top, duke e çuar numrin e drejtuesve të këtij emisioni në 3.

Emri i moderatorit të tretë nuk është zbuluar akoma për shkak se vazhdojnë bisedimet për emrat më potencialë që do të na shoqërojnë këtë verë.

Në fakt, Flori Gjini shpërndau pak ditë më parë një foto në Instagram ku shfaqej me Orin dhe shkruante: “Ka gjëra 3-ja!”. Nuk e dimë nëse kjo ka të bëjë me emrin e ri që do r’i bashkangjitet dyshes apo ka akoma surpriza nga “Pushime On Top”.

Gjithsesi, ne i urojmë skuadrës suksese në rrugëtimin e tyre këtë sezon të ri veror.