08:22 / E Shtunë, 27 Qershor 2020

Pushimet në Ulqin gjithnjë e më të vështira, ky është lajmi i fundit nga kryetari i kësaj komune

Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ilir Capuni ka folur për mundësinë e liberalizimit të masave që do t’iu mundësonte qytetarëve nga Kosova të shkonin në Ulqin.

Capuni në RTV Dukagjini ka thënë se qytetarët nga Kosova mund të shkojnë në Ulqin vetëm nëse kanë test të coronavirusit të bërë jo më larg se 48 orë.

“Kanë ndodhur dy gjëra të këqija. Në Kosovë e Shqipëri numri i të infektuarve vetëm se është rritur dhe vlen rregulli që një në Mal të Zi mund të futen vetëm qytetarët e shteteve që kanë më pak se 25 të infektuar në 100 mijë banorë. Me sa e di unë Kosova tashmë ka mbi 26 të infektuar në 100 mijë banorë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit thotë se për fat të keq edhe në Mal të Zi tashmë janë importuar rastet me coronavirus dhe numri ka arritur në mbi 100.

“Coronavirusi na është importuar nga Serbia, nga një dasmë dhe lojë futbolli dhe tani jemi në luftë me virusin”.

Capuni thotë se po flitet që nga e hëna do të merren një set masash të reja dhe mund të ndryshojnë gjërat.

“Mund të liberalizohet kufiri, së paku kështu flitet dhe kjo është edhe kërkesë e ekonomisë, port ë presim”, tha ndër të tjera Ilir Capuni.

Mos i humb