75 Mall Live Search
14:14 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / L K

Pushkolli po testohet te skuadra e njohur turke

Talenti kosovar, Diar Pushkolli, po testohet te skuadra e njohur turke, Boluspor. Reprezentuesi i grupmoshave të Kosovës vlerësohet si një nga talentët më premtues në vend.

Para syve tij në Turqi janë edhe disa agjentë të shquar.

Talenti i kosovarit kishte rënë në sy të agjentëve edhe në turneun “UEFA Development” në Tiranë ku kishte arritur t’i shënonte gol Maqedonisë.

Pushkolli është mesfushor me tipare defensive dhe shquhet për agrevititetin e tij në lojë./Indeksonline/