13:05 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / AR

“Pusho shqip”, Sharr Travel po i bashkon çdo herë e më shumë shqiptarët!

Plazhet e Shëngjinit e të Durrësit edhe këtë vit po mbesin destinacionet më të pëlqyera e të frektuentuara nga kosovarët.

Tanimë, hotelierët këto plazhe po i quajnë “ plazhet e Kosovës”, shkruan IndeksOnline.

No description available.

Pastërtia,mikëpritje,ndriçimi publik, shërbimi me një sjellje shembullore  e shqiptarëve po mbizotëron në hotelet e Shëngjinit dhe Durrësit edhe këtë vit.

E, kosovarët që dëshirojnë t’i shijojnë këto dhe të kenë një komoditet të lartë gjatë udhëtimit duhet të zgjedhin kompaninë turistike “Sharr Travel”.

No description available.

Ruzhdi Kurtishaj kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), njëherit kryetar i Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve, tha se Shqipëria është vend vëllazëror për kosovarët dhe se të gjitha bashkitë janë gati për sezonin verore.

“Ne edhe këtë vit, si herave të tjera jemi bërë bashkë për të zhvilluar tuizmin në Shqipëri. Motoja “Pusho Shqip”, na bashkon gjithë shqiptarëve”, tha ai.

No description available.

Kurse, Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, theksoi se po punojnë për të rritur bashkëpunimin mes dy shteteve në të gjitha fushat e jetës.

“Në këto vitet e fundit ka pasur shumë zhvillim të Shqipërisë dhe infrastruktura është ndërtuar mirë”, tha Hasani.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se kanë punuar shumë që të përmirësohen kushtet për pushuesit nga Kosova.

“Mbi 65% e pushuesve në Shëngjin janë nga Kosova dhe këtë mund ta quajmë edhe plazh i Kosovës”, tha ai.

No description available.

Edhe njëri prej pronarëve të hotelit në Durrës, Fatos Cerenishti, tha se janë gati për t’i pritur turistët nga Kosova.

“Pa qytetarët e Kosovës, turizmi i Shqipërisë nuk do të ishte zhvilluar, sikur është në këtë kohë”, tha ai.

Ndryshe, hotelet me çmimet më promocionale që mund të gjeni përmes “Sharr Travel” janë: Rafaelo Resort, “Fafa Premium”, “Bonita Hotel” dhe “Albanian Star-Harmonia”./IndeksOnline/