75 Mall Live Search
14:33 / E Mërkurë, 31 Janar 2024 / Gj. Sh

Pushoi gati një vit, Boateng nënshkruan me klubin nga Serie A

Ish-futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Jerome Boateng po rikthehet në futbollin aktiv pas një pauze gati një vjeçare.

Boateng sapo ka mbërritur në Salerno të Italisë dhe është gati për t’i kryer testet mjekësore te skuadra e Salernitanas, shkruan Indeksonline

Boateng së fundmi ishte pjesë e Lyonit, por e ndërpreu kontratën në qershor të vitit të kaluar.

Ish-futbollisti i Bayern Munich dhe Manchester Cityt tani është i gatshëm për të nisur një aventurë të re në Serie A.

Salernitana është në pozitën e fundit në tabelë në Serie A, dhe ka grumbulluar vetëm 12 pikë, por ende ka gjasa të shpëtoj nga rënja./Indeksonline/