75 Mall Live Search
09:47 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pushtetarët serbë në hall me opozitën, s’merren vesh për Kosovën

Pushtetarët në Serbi janë hë hall nga partitë opozitare, respektivisht ish-ministrin e Jashtëm, Vuk Jeremiq, i cili s’ka ditë që nuk i kritikon ata për qasjen e tyre ndaj Republikës së Kosovës.

Mirëpo, këtyre kritika i është përgjigjur zëvendëskryeministrja, Zorana Mihajloviq.

Ajo ka sugjeruar opozitën që të bashkohet me qeverinë dhe të punojë për një zgjidhje finale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas Mihajloviqit, marrëveshja përfundimtare në Bruksel lidhet direkt me të ardhmen e shtetit të tyre, transmeton Indeksonline

“Nuk po e mbroj askënd sepse dikush e quan këtë apo atë, por po mbroj politikat që po udhëheq Serbia kur është fjala për zgjidhjen e çështjeve të Kosovës. Unë jam i vetëdijshëm se kjo çështja ka rëndësi të madhe politike mbi të cilat varet e ardhmja e Serbisë, e cila, për fat të keq, nuk po kuptohet nga opozita”, ka deklaruar ajo.