75 Mall Live Search
16:55 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / LB

Pushteti lëshon pe, seanca e Kuvendit të Kosovës shtyhet për javën tjetër

Seanca e Kuvendit të Kosovës nuk do të mbahet sot. Pas bllokimit të punimeve, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka kushte për t’u mbajtur seanca, raporton Indeksonline.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar që seancat e Kosovës nuk do të mund të bllokohen pafundësisht.

“Seanca e sotme shkoi si shkoi me këtë bllokim. I cili është krejtësisht i paarsyeshëm. Për shkak të kësaj nuk shoh edhe kushte që të vazhdojmë. Për arsye se një pjesë e opozitës po insiston të bllokohet e vazhdojmë javën e ardshme. Kurdo që kemi mundësi. Mirëpo, po ju paralajmëroj që seancat e Kuvendit nuk do të mund të bllokohen pafundësisht. Për shkak të betejave politike”, ka thënë ndër të tjera Konjufca.