75 Mall Live Search
17:00 / E Martë, 01 Mars 2022 / AR

“Pushtimi i Ukrainës është sulm ndaj demokracisë”, vjen reagimi i ashpër nga Princi Charles

Princi Charles ka thënë se pushimi rus ndaj Ukrainës është një sulm ndaj demokracisë.

Gjatë një vizite në Southend-on-Sea, princi foli shkurtimisht për luftën që filloi të enjten, raporton uebfaqja britanike e lajmeve ITV, transmeton Indeksonline.

Një fjalim i princit ishte kryesisht për politikanin David Amess, i cili ishte qëlluar për vdekje vitin e kaluar.

Charles e quan vdekjen e tij “agresion brutal” dhe një sulm ndaj demokracisë dhe lirisë.

Ne të gjithë shohim se të njëjtat vlera po sulmohen në Ukrainë në mënyrën më brutale këto ditë. Ne jemi në solidaritet me të gjithë ata që kundërshtojnë këtë agresion brutal”, përfundon tregimin e tij Charles.

Princi është i pari nga mbretëria britanike që flet kaq gjerësisht për situatën në Ukrainë. Princi William dhe gruaja e tij Catherine kanë deklaruar mbështetjen e tyre për vendin. Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky i falënderoi ata për këtë në Twitter.

“Unë dhe Olena i jemi mirënjohës Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit @Familja mbreterore se në këtë moment vendimtar, kur Ukraina po kundërshton pushtimin rus, ata qëndrojnë pranë vendit tonë dhe mbështesin qytetarët tanë të guximshëm. E mira do të triumfojë”, shkroi presidenti në Twitter./Indeksonline/