75 Mall Live Search
23:01 / E Martë, 26 Korrik 2022 / OSH

Pushuesit në Ksamil thonë se një peshk kushton mbi 64 euro

Çmimet në restaurantet në jug të Shqipërisë po vazhdojnë të shkaktojnë indinjatë të thellë tek pushuesit, pasi që të njëjtat kanë pësuar një rritje të madhe.

I fundit që e ka denoncuar një rast të tillë, është një pushues nga Ohri i Maqedonisë.

Ai ka publikuar faturën, ku në një restaurant në Ksamil të Shqipërisë, një peshk ka kushtuar 7 mijë e 500 lekë, pra hiç më pak se 64 euro.

Ai në mediat shqiptare madje ka thënë se në menu, ky peshk kushtonte 1200 lekë.