75 Mall Live Search
07:58 / E Enjte, 03 Gusht 2023 / AR

Putheni partnerin çdo ditë për të jetuar më gjatë

Një puthje e mirë çdo ditë e mban doktorin larg – ndonëse kjo mund t’ju duket si ekzagjerim, faktikisht është e vërtetë.

Por, përveç se është një prej përvojave më të kënaqshme në jetë, puthja gjithashtu na sjell shumë përfitime tjera, madje na ndihmon të jetojmë më gjatë e më shëndetshëm.

Puthja i lehtëson alergjitë

Siç duket, një sesion puthje 30-minutësh ju ndihmon t’i reduktoni simptomat e alergjive që shkaktohen nga poleni apo pluhuri.

Puthja e largon stresin

Nëse shpesh ndiheni të stresuar, puthja është aktiviteti i përsosur për ta larguar këtë ndjenjë.

Kur putheni, trupi prodhon oksitoksinë, i cili është kimikal natyral qetësues.

Puthja djegë kalori

Puthja mund t’ju ndihmojë t’i digjni deri në 120 kalori për një orë. Normalisht se ky aktivitet nuk i zëvendëson ushtrimet fizike, por sigurisht se nuk keni nevojë të brengoseni nëse keni ngrënë pak ëmbëlsirë pas darke.

Puthja ju bën të dukeni më të ri

Një puthje e mirë përfshin shumë muskuj të aktivizuar. Tonifikimi i këtyre muskujve duke u puthur ju ndihmon t’i largoni rrudhat dhe ta ngadalësoni procesin e plakjes së lëkurës, e posaçërisht afër mollëzave.