Puthja e Macronit me ministren e Sportit pushton rrjetin

Në internet janë bërë virale fotografitë që janë publikuar së fundmi nga një revistë franceze, ku shihet Macroni duke ndarë një moment intim me ministren e Sportit.
Rasti ka ndodhur gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024.
Përqafimi dhe puthja që shkëmbyen po konsiderohet nga publiku si tepër pasiononte, sikur të ishin të dashur.
Fotoja tregon Macronin, i cili kap krahun e ministres dhe afrohet për ta puthur, ndërsa kjo e fundit njërën dorë vendos te krahu i Macronit dhe tjetrën rreth qafës së tij, ndërsa e puth në faqe.
Puthja ka ngjallur reagime të shumta, ku shumë njerëz e kanë quajtur si të turpshme dhe të papërshtatshme.

