Puthja e parë që e skuqi Selenën …

Selena Gomez dhe Benny Blanco zbuluan së fundmi detajet e puthjes së tyre të parë në podkastin Table Manners, dhe fansat u bën kurioz, veçanërisht nga një detaj i pazakontë.
Në një bisedë me Jessie dhe Lennie Ware, çifti rrëfeu se si ndodhi puthja e tyre e parë gjatë një mbrëmjeje në shtëpi, ndërsa luanin lojën We’re Not Really Strangers, transmeton Indeksonline.
“Thuhej se duhej të bëje një selfie me personin pranë teje. Ajo u mbështet në gjoksin tim dhe na bëri një foto”, kujtoi Blanco.
“E shikova dhe i thashë vetes: ‘Duhet ta puth këtë vajzë’.” Dhe e bëra. Pastaj zemra e saj filloi të rrihte fort dhe iu shfaq një skuqje në fytyrë.
Shakasë së prezantueses se ajo mund të ishte alergjike ndaj tij, Blanco u përgjigj: “Po, ajo ishte alergjike ndaj meje.”
Por Selena shpjegoi se si ndihej në të vërtetë: “Isha shumë nervoze. Nuk më kishte pëlqyer askush për një kohë të gjatë. Disa puthje janë thjesht argëtuese, por kjo ishte ndryshe. Ndjeva diçka më të thellë.”/Indeksonline/