75 Mall Live Search
16:00 / E Hënë, 12 Shtator 2022 / AR

Puthje e nxehtë mes Kendall Jenner dhe Devin Booker

Kendall Jenner dhe i dashuri i saj, Devin Booker, kanë shijuar mbrëmje romantike të dielën gjatë një përballjeje në US Open.

Çifti dukeshin të lezetshëm, ku Jenner u shfaq e veshur me një bluzë të bardhë, ndërsa paraqitja ishte më e bukur duke e kombinuar me aksesorë ari, transmeton Indeksonline.

Në një moment, dyshja u shfaqen duke u puthur në buzë.

Kendall Jenner dhe i dashuri Devin Booker shikojnë Carlos Alcaraz të Spanjës kundër Casper Ruud nga Norvegjia në finalen e teke për meshkuj

Ikja e çiftit në fundjavë në Big Apple përfshiu edhe modën, pasi ata morën pjesë së bashku në shfaqjen e modës SS23 Marni të shtunën./Indeksonline/