75 Mall Live Search
13:32 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Puthje pasionante në publik, Megan Fox konfirmon lidhjen e re, pas ndarjes nga burri

Megan Fox më në fund ka konfirmuar lidhjen me artistin, Machine Gun Kelly.

34- vjeçarja u fotografua dorë për dore me yllin e muzikës, 30- vjeçar në Los Angeles. Çifti i ri, madje ndau edhe puthje pasionante, përpara se të hynin në një kafene së bashku.

Lidhja e Meganit me Kellyn erdhi menjëherë pas ndarjes së aktores nga bashkëshorti, Austin Green me të cilin ka tre fëmijë.

Megani po ashtu ishte pjesë e videoklipit të ri të, Machine Gun Kelly “Bloody Valentine”, në të cilën u shfaqen në skena intime./Indeksonline/