75 Mall Live Search
23:03 / E Martë, 18 Qershor 2024 / MSH

Putin arrin në Kore të Veriut, pritet me përqafime e lule

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbërritur në Korenë e Veriut për herë të parë në 24 vjet.

Ai do të qendrojë atje për një vizitë dy-ditore.

Putin u përshëndet nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un, me presidentët që u panë duke qeshur dhe përqafuar teksa kishin një bisedë pranë aeroplanit të Putinit.

Për ardhjen e tij u hap edhe një tapet i kuq, teksa presidenti rus u prit me buqetë me lule.