75 Mall Live Search
11:31 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Putin betohet si President i Rusisë

Vladimir Putin është betuar pak minuta më parë si president i Rusisë për mandatin e katërt, pasi ka fituar zgjedhjet më 18 mars.

Televizioni rus ka shfaqur pamje ku  shihet se 65 vjeçari Putin largohet nga zyra e tij në Kremlin për të arritur në ceremoninë zyrtare.

Policia është konfrontuar me protestuesit që ishin kundër udhëheqjes së Putinit në Moskë dhe qytete tjera ruse.