13:03 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Putini citon Kuranin, Erdogan e Rouhani ia plasin gazit

Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë të përbashkët me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe atë iranian Hassan Rouhani, ka cituar Kuranin, gjë e cila ka shkaktuar të qeshura në sallë.

Duke folur lidhur me luftën që po zhvillohet në Jemen, Putini ka thënë se turqit duhet t’i kujtojnë të mirat e Allahut.

“Kujtojeni të mirën që ua bëri All’llahu ju – kur ju ishit armiq dhe Ai bashkoi zemrat tuaja dhe u bëtë vëllezër, sipas dëshirës së Tij’, ka thënë Putini, teksa duket sipas videos, se audienca që e dëgjon, duket mjaft e entuziazmuar.

Kjo deklaratë e tij siç duket i ka “çuditur” dy homologët e tij, të cilët janë parë duke qeshur me të madhe.

Madje, përveç Erdoganit e Rouhanit, edhe zyrtarët e tjerë të pranishëm në konferencë janë parë duke qeshur.

Ndër të tjera, Putini ka folur edhe për problemet në Arabinë Saudite, duke e cituar prapë Kuranin.

“Kurani thotë se cdo lloj dhune është e papranueshme, përvec një dhune, kur ju mbroni popullin tuaj. Ne jemi gati të mbrojmë popullin, jemi gati të ndihmojmë Arabinë Saudite për të mbrojtur popullin e saj”, ka thënë Putini.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave ka pasur sulme të mëdha në Arabi, të cilat kanë ngjallur shumë tensione.