75 Mall Live Search
16:04 / E Hënë, 12 Gusht 2024 / FR

Putin: Duhet ta dëbojmë armikun nga territori ynë, Ukraina do të marr përgjigjen e merituar

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thirrur një takim zyrtarësh për situatën në rajonet kufitare.

Ai thotë në takimin se “detyra kryesore e ministrisë së mbrojtjes është të shtyjë, të dëbojë armikun nga territori ynë”.

Po ashtu, presidenti rus ka folur edhe për situatën në rajonet e Rusisë në kufi me Ukrainën, raporton BBC.

Ai u thotë atyre: “Humbjet janë shtuar në mënyrë dramatike për forcat e armatosura të Ukrainës, veçanërisht midis njësive më të afta që armiku ka dërguar në kufirin tonë”, u shpreh Putini.

“Armiku padyshim do të marrë një përgjigje të denjë dhe nuk ka dyshim se ne do t’i arrijmë të gjitha objektivat tona”.