18:38 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Putin e quan Greta Thunberg “adoleshente të pa informuar”

Vladimir Putin vuri në shënjestër aktivisten e klimës, adoleshenten Greta Thunberg, duke e quajtur atë një ‘adoleshente të informuar dobët’, e cila po përdorej nga të rriturit.

Presidenti rus tha se 16-vjeçarja duhet të “tregojë qarqet në zhvillim pse ata duhet të jetojnë në varfëri” për fushatën e saj për të ulur përdorimin e karburanteve fosile, përcjellë Indeksonline.

Thunberg elektrizoi samitin e KB në Nju Jork kur ajo denoncoi udhëheqësit botërorë për dështimin për të trajtuar ndryshimin e klimës, duke shprehur zemërimin nga miliona bashkëmoshatarë të saj duke kërkuar: ‘Si guxoni?’

Putini  tha në konferencë të energjisë, duke shtuar që Thunberg  u përdorur nga disa grupe – të cilat ai nuk i përmendi – për të arritur qëllimet e tyre./Indeksonline/