Putin falënderon forcat speciale ruse: Po shërbejnë në emër të atdheut tonë të madh
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/02/download-8-600x360-1.jpg)
Presidenti rus Vladimir Putin ka falënderuar forcat speciale ruse duke deklaruar se ata po përmbushin heroikisht detyrën e tyre ushtarake në Ukrainë.
Në një fjalim televiziv që u publikua në faqen e internetit të Kremlinit, Putin përshëndeti shërbimin e tyre në emër të popullit të Rusisë dhe “atdheut tonë të madh”, theksoi ai.
“Dua të falënderoj komandën, personelin e forcave operacionale, veteranët e njësive të forcave speciale për besnikërinë e tyre ndaj betimit, për shërbimin e tyre pa asnjë të metë në emër të popullit të Rusisë dhe atdheut tonë të madh”, deklaroi Putin.
Ai e përfundoi mesazhin duke thënë “Uroj fat, suksese dhe gjithë të mirat për ju dhe më të dashurit tuaj”.
Fjalimi i Putin ishte përgatitur në kuadër të ditës së forcave speciale të Rusisë, e cila mbahet më 27 shkurt që prej vitit 2015. /