75 Mall Live Search
12:51 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Putin gati të zbulojë sekretin më të madh në botë, Trump refuzoi ta bënte”

Presidenti i Amerikës Donald Trump refuzoi ta bëjë, por kreu i shtetit të Rusisë, Vladimir Putin është gati të zbulojë ekzistencën e alienëve.

Steve Bassett, shefi ekzekutiv i Grupit Paradigm Research (PRG), është i vetmi lobist i regjistruar në Shtetet e Bashkuara për zbulimin e informacionit “mbi alienët dhe UFO-t”.

Ai dhe konspiracistët e tjerë në mbarë botën besojnë se qeveritë si amerikane ashtu dhe në mbarë botën kanë punuar për të mbajtur sekret ekzistencën e jashtëtokësorëve që nga incidenti i Roswell në vitin 1947.

Teoria e tij është që vizitorët e huaj nga hapësira përtej botës sonë kanë ndihmuar ushtarakët anembanë globit të zhvillojnë armë moderne duke përdorur teknologjinë e huaj.

Bassett ka pohuar se autoritetet e SH.B.A.-së nuk do ta thyejnë këtë “embargo të së vërtetës”, sepse mund të “shkelë Kushtetutën e SHBA”, si dhe të kenë një ndikim në fenë, mbi ekonominë dhe sundimin e ligjit.

Por tani ai pretendon se Vladimir Putin mund të jetë në prag të zbulimit të asaj që do të ishte sekreti më i madh që është ruajtur për shumë kohë në botë./dita.al