75 Mall Live Search
18:17 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / MSH

Putin i drejtohet popullit rus: Operacioni ushtarak në Donbass ishte i nevojshëm

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, në një fjalim drejtuar popullit, ka thënë se operacioni ushtarak i Rusisë në Donbass ka qenë një masë e nevojshme.

Sipas të përditshmes rusë, Ria, Putin siguroi qytetarët se planet e Moskës nuk përfshijnë pushtimin  e Ukrainës, vetëm çmilitarizimin dhe denazifikimin e saj.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes ruse ka deklaruar se ata nuk janë duke shkaktuar asnjë goditje në objekte civile në territorin e Ukrainës, vetëm në infrastrukturën ushtarake, gjë që nuk kërcenon popullatën civile atje.

Departamenti mbrojtës shtoi gjithashtu se rojet kufitare ukrainase “nuk ofrojnë asnjë rezistencë”, sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase u shtypën dhe infrastruktura e bazave ajrore ushtarake u çaktivizua. Megjithatë, kjo ministri nuk konfirmoi informacionin e mediave të huaja për rrëzimin e avionit rus mbi Ukrainë.