Putin jep urdhrin e luftës ushtrisë ruse

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë ruse të “ruajë paqen” në dy rajone të shkëputura të Ukrainës.
Ky urdhër i tij erdhi vetëm disa orë pasi ai i njohu ato si të pavarura.
Në dy dekrete zyrtare, Putin udhëzoi Ministrinë e Mbrojtjes të marrë “funksionin e ruajtjes së paqes” në rajonet Donetsk dhe Lugansk./Indeksonline/