16:27 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Putin kërkon të kontrollohet muzika rap & hip-hop, njëjtë sikurse deputeti i LDK-së!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka quajtur muzikën Rap dhe Hip-Hop si degradim të shoqërisë.

Duke e parë që është e pamundur ta ndal këtë lloj të muzikës, Putin ka kërkuar që të vihet nën kontroll, transmeton Indeksonline.

“Është e pamundur të ndalet, prandaj ne duhet të udhëheqim dhe ta drejtojmë” u shprehë presidenti rus.

Në një takim kulturor në Kremlin, Putin tha se tre shtyllat e kësaj muzike janë: Seksi, Droga dhe protesta.

Për propagandën e drogës që bëhet në Rap dhe Hip Hop, presidenti rus tha se kjo është më e keqe se mallkimi.

Ndryshe, për mos transmetim të këngëve që promovojnë drogë së fundmi është hapur debat edhe në Republikën e Kosovës.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli  ia ka propozuar Komisionit për Shëndetësi, që në vitin 2019 të ketë një iniciativë ligjore, e masa të tjera për ndalimin e promovimit të drogave në televizione. /Indeksonline/