Putin letër Vuçiqit: Rusia ju mbështetë, përfshirë edhe çështjen e Kosovës!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar sot një letër urimi nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, me rastin e Ditës së shtetësisë së Serbisë.
Në letrën e urimit, Putin ka përmendur mbështetjen e Moskës zyrtare për çështjen e Republikës së Kosovës, transmeton Indeksonline
“… ne mbështesim përpjekjet tuaja që synojnë mbrojtjen e integritetit territorial të vendit dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, thuhet ndër të tjera.

Mesazhi i plotë nga Putin:
– Merrni urime të përzemërta me rastin e festës kombëtare të vendit tuaj – Ditës Kombëtare. Serbia është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Rusisë. Ne vlerësojmë shumë kursin e balancuar të politikës së jashtme të ndjekur nga Beogradi në rrethanat aktuale komplekse ndërkombëtare. Ne mbështesim përpjekjet tuaja që synojnë mbrojtjen e integritetit territorial të vendit dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Jam i bindur se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik ruso-serb korrespondon plotësisht me interesat e kombeve tona vëllezër. Ju uroj sinqerisht shëndet dhe suksese, dhe mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Serbisë – thuhet në urimin e presidentit rus, të cilën presidentit Vuçiq ia dorëzoi ambasadori i vendit Aleksandar Bocan-Harchenko.