Putin më parë preferon Bidenin se Trumpin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se më parë do të preferonte Joe Biden si president të SHBA-së, sesa Donald Trumpin.
Putin e ka vlerësuar Bidenin si një person me eksperiencë dhe të parashikueshëm, raporton BBC, transmeton Indeksonline.
Ndërkaq, për Trumpin në vitin 2016, Putin kishte thënë se është i jashtëzakonshëm dhe i talentuar.
Putin ka deklaruar përpara gazetarit amerikan, Tucker Carlson, se Rusia do të donte të bashkëpunonte me këdo që e merr besimin e popullit amerikan, ndonëse në anën tjetër, Biden e kishte quajtur “vrasës” Putinin.
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen në nëntor të këtij viti, teksa kandidatët e vetëm deri më tani janë Joe Biden dhe Donald Tump.