Putin: Mund të ketë dritë në fund të tunelit në Gaza

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk i ka kursyer fjalët e mira për përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump për të ndërmjetësuar midis Izraelit dhe Hamasit dhe për të vendosur një armëpushim në Gaza.
Ai u shpreh se mund të ketë dritë në fund të tunelit në Gaza, raporton Sky News.
“Besojmë se mund të ketë dritë në fund të tunelit”, u shpreh ai.
Trump të hënën ka paraqitur një plan paqeje, i cili tashmë ka marrë pëlqimin e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.