75 Mall Live Search
14:28 / E Premte, 18 Mars 2022 / A. M.

Putin ndjek vetëm 22 persona në Twitter – emrat në atë listë mund t’ju habisin!

Profili i presidentit rus, Vladimir Putinit në Twitter ndiqet nga vetëm 22 persona, gjë që është interesante në vetvete. Edhe më interesante janë emrat që e ndjekin në këtë rrjet social presidentin rus.

Disa llogari që e ndjekin të parin e shtetit rus nuk do të habisin askënd, për shembull, platformat mediatike ruse RT dhe Sputnik dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Mocking Putin Got Me Sent to Twitter Gulag

Por mes atyre që Putin ndjek janë edhe aktori Arnold Schwarzenegger dhe miliarderi, Elon Musk. Aty janë edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ish-kryeministri kanadez, Stephen Harper, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe kryeministri britanik, Boris Johnson.