08:29 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Putin në përgatitje të armëve të reja për ushtrinë ruse (Foto/Video)

Në ushtrinë ruse do të ketë luftëtarë-zhytës, të ashtuquajtur ‘Aquanauates’, të cilat do të jenë në gjendje të lundrojnë në thellësi më të madhe se 400 metra.

Synimi i tyre fillestar thuhet se është të jenë shpëtues, por Ministria e Mbrojtjes ruse ka një plan për t’i punësuar ata edhe në disa misione të tjera, sipas Sputnik, transmeton Indeksonline.

Zhytja e tyre ka të bëjë me një thellësi deri në 450 metra në ndërrime në gjashtë orë në ditë për tre javë.

Pra ka të bëjë me komplekset e zhytjes, të cilat i ngjajnë kapakëve të mëdhenj nga jashtë dhe i lejojnë zhytësit të punojnë në thellësi të mëdha për një kohë të gjatë.

“Kjo nuk do të thotë zhytje në pajisje të lehta në thellësi ekstreme, por thelbin e projektit, krijimin e qelizave autonome me thellësi të mëdha, ku mund të punojnë të paktën 12 persona, të cilët do të jenë në gjendje të organizojnë një punë të qetë të ndryshimit”, ka thënë nënkoloneli Sergei Cetnik./Indeksonline/