18:47 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Putin ngushëllon Trumpin për tragjedinë në Las Vegas

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij amerikan, Donald Trump pas tragjedisë së Las Vegasit.

“Krimi që ka marrë jetën e shumë civilëve paqësorë është tronditës në mizorinë e saj”, ka shkruar Putin në këtë telegram.

Putin ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Ngjarja tragjike ka marrë jetën e 58 njerëzve dhe ka lënë të lënduar mbi 500 persona.