Putin nuk është gati për t’i dhënë fund luftës, thotë zyrtari francez

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i kërkoi Putinit t’i jepte fund rrethimit, gjatë një telefonate midis tij, Putinit dhe kancelarit gjerman Olaf Schulz.
Por një zyrtar i presidencës franceze, i cituar nga Reuters, thotë se Putin nuk dukej gati për t’i dhënë fund luftës.
Dy liderët e Evropës Perëndimore përsëritën gjithashtu thirrjen për një armëpushim si kusht për negociata të plota.
Presidenca franceze akuzoi gjithashtu Putinin për “gënjeshtra” pasi tha se ushtarët ukrainas ishin përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut, raporton AFP.