09:21 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / MSH

Putin nuk përjashton bashkëpunimin ushtarak me Kim Jong Un

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është nikoqir i presidentit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, tash e dy ditë.

Vizita e Kim Jong Un në Rusi nisi dje, me arritjen e tij atje në një tren të blinduar, transmeton Indeksonline.

Mes mundësive të shumta të bashkëpunimit, Putin nuk përjashtoi as mundësinë e bashkëpunimit ushtarak.

Putin deklaroi se është i gatshëm të ndihmojë Phenianin të zhvillojë satelitët, teksa nuk mohoi as aludimet se Rusia mund të bëjë marrëveshje për armë bashkë me Korenë e Veriut.

Siç raporton BBC, Kim Jong Un ka mbështetur invazionin rus në Ukrainë, duke thënë se është “një luftë e shenjtë për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e Rusisë”.

“Në gjithmonë do të mbështesim vendimet e presidentit Putin dhe udhëheqjes ruse, dhe do të jemi së bashku në luftën kundër imperializimit” tha Jong Un, pas takimit.