Putin: Operacioni i Rusisë po shkon sipas planit

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se operacioni i tij special ushtarak, i njohur ndryshe edhe si pushtimi rus i Ukrainës, po shkon sipas planit.
Komenti i tij vjen pas deklaratave të shumë analistëve se, kinse, pushtimi deri më tani nuk ka shkuar aq mirë sa ishte planifikuar.
Në një fjalim televiziv, Putin akuzoi forcat ukrainase për marrjen peng të mijëra qytetarëve të huaj dhe përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore.
Ai shtoi se rusët dhe ukrainasit ishin “një popull” dhe tha se do ta shkatërronte këtë “anti-Rusi” të krijuar nga Perëndimi.