Putin, për luftën në Ukrainë: Presim një zgjidhje diplomatike

Presidenti i Rusisë, Aleksander Putin, edhe një herë ka përsëritur gjerë e gjatë justifikimin e tij për pushtimin e Ukrainës.
“Ne ende presim dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje përmes një kanali diplomatik” ka thënë ai.
Putin tha se bisedimet e fundit në Stamboll kishin pasur “përparim”, por shtoi se ato ishin prishur, pas raporteve për mizori kundër civilëve në qytetin ukrainas, Bucha.
Ai pretendoi se këto ishin një provokim dhe shtoi se ushtria ruse nuk kishte asnjë lidhje me to, shkruan BBC.
Megjithatë, sipas tij bisedimet vazhdojnë dhe se “shpreson që të arrijnë një rezultat pozitiv”.