Putin pritet të urdhërojë mobilizimin e dytë për luftën në Ukrainë

Institutit për Studimin e Luftës, ka parlajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin mund të shpallë këtë të mërkurë një mobilizim të dytë ushtarak, për të zgjeruar numrin e trupave që luftojnë në Ukrainë.
ISË deklaron se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka njoftuar se Putin do të mbajë një fjalim në Shën Petersburg sot, në përkujtim të 80-vjetorit të thyerjes së rrethimit nazist të Leningradit nga forcat sovjetike.
“Putinit i pëlqen të përdorë data simbolike për t’iu drejtuar popullit rus dhe disa blogerë rusë pro-luftës vunë në dukje se ai do të shfrytëzojë këtë mundësi për të shpallur mobilizim ose luftë me Ukrainën,” raporton ISË.- Advertisement –
“Inteligjenca ukrainase dhe perëndimore gjithashtu paralajmëruan vazhdimisht për përgatitjet e mobilizimit të Putinit të planifikuara për në mes të janarit”, vijon raporti.
Kujtojmë se shtatorin e kaluar Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm të 300 mijë rezervistëve në Rusi.
Ishte mobilizimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe dukej se ishte një pranim që lufta e Moskës në Ukrainë po shkonte keq.