Putin: Propozimet për paqe të Rusisë dhe Ukrainës janë kontradiktore

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se kërkesat e Rusisë dhe Ukrainës për paqe janë “absolutisht kontradiktore”, pasi në dy rundet e bisedimeve për paqe që janë mbajtur, palët nuk janë afruar drejt një armëpushimi.
Negociatorët rusë dhe ukrainas shkëmbyen memorandume në bisedimet e paqes në Stamboll këtë muaj, duke paraqitur vizionet e tyre për përfundimin e konfliktit trevjeçar.
Përveç shkëmbimeve të të burgosurve të luftës, bisedimet nuk kanë sjellë asnjë përparim drejt ndalimit të luftimeve, që nisën më 2022.
“Sa i përket memorandumeve, ashtu siç pritej, nuk ndodhi asgjë befasuese… këto janë dy memorandume krejtësisht kundërthënëse”, tha Putin në një konferencë për smedia në Minsk të Bjellorusisë.
“Prandaj organizohen dhe zhvillohen negociatat, për të gjetur një rrugë që t’i afrojë palët”, shtoi ai.